Rusia humbet kontrollin e plotë të Luganskut

Rusia humbet kontrollin e plotë të Luganskut

Ukraina ka rimarrë një fshat pranë qytetit lindor të Lysychansk-ut në Lugansk. 

Ka qenë guvernatori i Luganskut, Serhiy Haidai, i cili ka bërë të ditur se forcat e armatosura ukrainase kanë kontroll të plotë të Bilohorivka. 

Është një periferi e Lysychansk. Hap pas hapi, centimetër pas centimetri, ne do të çlirojmë të gjithë tokën tonë nga pushtuesit.

 Pamjet e shpërndara në Telegram tregojnë ushtarë ukrainas që patrullojnë një rrugë të rrënuar në këmbë. Rajoni i Luhanskut ka qenë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit dhe për këtë arsye ripushtimi i fshatit, i cili ndodhet rreth 90 kilometra larg Lysychansk, përbën një fitore të kufizuar, por me rëndësi simbolike, sepse tregon se Rusia nuk ka kontrollin e plotë të rajonit, që ishte një nga objektivat kryesore të luftës së Vladimir Putinit. 

Forcat ruse kishin pushtuar të gjithë provincën e Luganskut në dy muajt e fundit dhe në korrik Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës kishte braktisur qytetet Sievierdonetsk dhe Lysychansk pas betejave të gjata dhe rraskapitëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy