Presidenti Joe Biden infektohet me Covid-19

Presidenti Joe Biden infektohet me Covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden, teksa ndodhet në Nevada, si pjesë e fushatës së tij për rizgjedhje në nëntor, është zbuluar se është infektuar me Covid dhe po shfaq “simptoma të buta”.

Sot herët në mëngjes pas fjalimit të tij të parë në Las Vegas, Presidenti Biden rezultoi pozitiv me Covid. Ai është vaksinuar dhe po shfaq simptoma të lehta”, deklaroi zëdhënësja, Karine Jean-Pierre.

Drupal Ad

 

 

 

Shtëpia e Bardhë shpjegoi se do të jepen përditësime mbi gjendjen e presidentit. Kreu i shtetit demokrat, 81 vjeç, “plotësisht i vaksinuar”, ka rrjedhje hundësh, kollë, dhe i është dhënë doza e parë e Paxlovid-it, ndërsa do të qëndrojë në izolim për rreth 24 orë pasi të kthehet në fortesën e tij në Rehoboth, Delaware.

Ai do të duhet të ruaj distancën, si pjesë e protokollit kundër COVID-19.

Ndihem mirë,” u tha Biden gazetarëve ndërsa hipi në Air Force One, avioni presidencial, pasi dyshimet për shëndetin e tij fizik dhe mendor ndizen dhe zyrtarët në partinë e tij i bëjnë thirrje që të tërhiqet.

Sot pasdite dola pozitiv për COVID-19, por ndihem mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për urimet. Do të izolohem ndërsa shërohem dhe gjatë kësaj kohe do të vazhdoj të punoj për të kryer punën për popullin amerikan”, shtoi ai.

Diagnoza e Presidentit Biden përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president.

Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të zotit Biden nga gara për presidenti iu shtua sot edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy