
Aktori Karafil Shena, kthimin në Shqipëri pas 23 vitesh emigrimi në Greqi, ku dhe atje u përfshi në aktrim, thotë se nuk ishte harruar.
Megjithatë në emisionin “Arnautistan”, ai shprehu rezerva për Teatrin Kombëtar Shqiptar.
Nuk më kishin harruar, erdha në Teatrin Kombëtar bëra tre shfaqje dhe pastaj duhet të prisje radhë. Kjo më bezdis. Në Athinë bëhet teatër shumë i mirë. Teatri shqiptar ka tentativa shumë të mira, por duhet ndihmuar pak më shumë. Jo vetëm nga ana financiare, por me mendësi të reja.
Në vijim ai shtoi se filmi shqiptar ka patur rezultate, ne jemi një vend i vogël dhe nga vendet e vogla tha se nuk mund të presësh gjëra të mëdha.
Por Shqipëria në vitet e fundit ka rezultate çmimesh, pjesëmarrje në festivale të mira ndërkombëtare. Duhet drejtuar vëmendja më shumë tek kinemaja shqiptare. Nuk më duket normale që Maqedonia e Veriut të ketë më shumë lekë për filmin se Shqipëria.
Shena zbuloi se aktualisht po xhiron një film me skenar të Bashkim Hoxhës, për periudhën e regjimit komunist, ku qendra e tij është mbajtja e pushtetit nëpërmjet përgjimit dhe ku ai ka rolin e përgjuesit.



