Nuk ka fitues në derbi, Tirana barazon me Partizanin dhe mban kreun e renditjes

Nuk ka fitues në derbi, Tirana barazon me Partizanin dhe mban kreun e renditjes

Nuk ka prodhuar fitues derbi i kryeqytetit. Sfida mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll në barazim 1-1.

Një rezultat që i bën punë bardhebluve, pasi mbeten në krye të renditjes me 60 pikë, dy më shumë se të kuqtë, kur duhen edhe tre javë nga fundi.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.  Ndonëse rastet i kishin të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk ia doli ta dërgonte në rrjetë. Tirana iu afrua dy herë golit me Berishën, por ky i fundit gjuajti jashtë në të dyja rastet. Ndërkohë rastet te Partizani i kishte me Da Silvën dhe Mba, por Bekaj iu mohoi golin me pritjet e tij.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa Partizani kaloi në avantazh në minutën e 54-t, me Da Silva, ndërsa Tirana barazoi shifrat me një supergol të Deliut në minutën e 82-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy