
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë takimit të tij elektoral në Kukës, ku do të bëjë prezantimin e kandidatëve socialistë.
Ka kaluar në tension, situata në Kukës, ku dhjetëra protestues kanë dalë në rrugë në afërsi të aeroportit për t’i zënë rrugën ardhjes së kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, të cilët kanë formuar kordon mbrojtës për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në vendin ku kreu i qeverisë do të mbajë fushtën elektorale. Protestuesit, të cilët i kanë bërë pritë kryeministrit Edi Rama, kanë çarë kordonin e policisë dhe janë përplasur me këta të fundit.
Nga përplasja është lënduar një protestuese, e cila është rrëzuar në tokë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa protestuesit kanë arritur ta çajnë një kordon dhe kanë vijuar më tej rrugën. Më pas kanë ardhu forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë barrikaduar kalimin.
E teksa protestuesit janë përleshur disa herë me policinë dhe kanë thirur “Rama ik”, kreu i qeverisë ka vendosur të shkojë me helikopter drejt aeroportit të Kukësit, atje ku pritet të mbahet fushata elektorale e PS-së në qytet.



