“Scholz i propozoi Zelenskyt të hiqte dorë nga NATO, 5 ditë para nisjes së luftës”

“Scholz i propozoi Zelenskyt të hiqte dorë nga NATO, 5 ditë para nisjes së luftës”

The Wall Street Journal raporton se kancelari gjerman Olaf Scholz i propozoi Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensy pesë ditë para sulmit nga Rusia, që të hiqte dorë publikisht nga anëtarësimi në NATO për të shmangur konfliktin, por se një gjë e tillë ishte refuzuar nga presidenti ukrainas.

Në shkrim thuhet se më 19 shkurt, Scholz i kërkoi Presidentit ukrainas që të hiqte dorë nga aspiratat e tij për t’u bashkuar me NATO-n dhe të merrte neutralitetin si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë sigurie në rajonin europian.

Ky pakt do të nënshkruhej nga Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Joe Biden dhe do të përmbante dispozita për sigurinë e Ukrainës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Wall Street Journal, Zelensky e ka refuzuar propozimin, duke argumentuar se Vladimir Putinit nuk mund t’i besohej zbatimi i një marrëveshjeje të tillë dhe se shumica e ukrainasve ishin në favor të hyrjes së vendit në NATO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy