Një 67-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të ndodhur sot në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:28 në Laknas, Kamëz.
Sipas të dhënave të para, një mjet me targa AA 727 OE, me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç, është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç.
Drejtuesi i mjetit me targë AA 727 OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.



