“Jetën e japim, ujin jo!”/ Banorët e Kërçishtit kundër bashkisë: Tenderi për ujësjellësin, i pabesë!  

“Jetën e japim, ujin jo!”/ Banorët e Kërçishtit kundër bashkisë: Tenderi për ujësjellësin, i pabesë!  

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj kishte sot në fokus shqetësimin e banorëve të Kërçishtit në Dibër, të cilët po protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e një ujësjellësi në Maqellarë që do t’u marrë ujin e fshatit të tyre. Ndonëse ky fshat ishte pjesë e 100 fshatrave turistikë, banorët thonë se ai është lënë në mëshirë të fatit. Banorët e Kërçishtit thonë se po presin një vendim gjykate, ndërsa theksojnë se nëse projekti do të vazhdojë atëherë përplasja është e pashmangshme, pasi uji është jeta e tyre.

Gëzimi, kryeplaku i fshatit deklaroi se tenderi u bë në mënyrë të pabesë, pa asnjë lloj marrëveshje dhe komunikim me banorët.

Me gjithë problematikat që kemi, është fshati më i bukur dhe më i varfër në zonë. Investimet deri më sot kanë qenë zero. Na plasi problemi i ujit. Ne ujë nuk kemi farë për vete. Ata pabesisht bënë një tender. E dinë ato në bashki. Pa asnjë lloj marrëveshje dje komunikimi me banorët, vetëm kur na vjen fadroma dhe nuk e dinim si të vepronim. Peticionet që kemi barë, s’kemi marrë asnjë lloj përgjigje, çdo fjalë e jona ka arritur në vesh të shurdhër. Ne nuk kemi ujë për të pirë, jo më për tokë bujqësore. Burimi që po tentojnë të marrin, nuk ka ujë as për neve. Prefekti ka thënë që ka arritur puna për në gjykatë. Po qe se ato do tentojnë, do kenë probleme prapë me ne. Uji është jeta jonë. Pa atë ujë, kot rrimë këtu. Bashkia t’i thërrasë mendjes se ky problem shkon diku më andej. Do ketë përplasje. Jetë është. More ujin, më ke marrë jetën!”

Një i moshuar 80-vjeçar tha:

Nuk e mendoja asnjëherë këtë punë. Vdekjen e dija, por të vijnë të marrin ujin! Si fshat më i varfër, pa drejtues...Jetën do ta jap dhe ujin s’kam për ta lënë. Me sakrificë do ta mbroj”.

Banori, Besnik Koçi shprehet:

Ne i kemi fëmijët në emigracion, zemra u qan lot për të ardhur sa më parë, por me këto kushte dhe mundësi që po na krijojnë pushtetarët tanë, unë s’jam që të vijnë këtu. Ne për këtë ujë rrimë këtu”.

Ndërsa Përparim Lita i bëri thirrje kryetarit të bashkisë që të mos i provokojë banorët e Kërçishtit, duke theksuar se nuk duan asnjë lloj investimi vetëm e vetëm që të mos preket uji.

I bëj rixha, thirrje kryetarit të bashkisë, nuk duam asnjë lloj investimi vetëm mos na ngacmo për ujin më. Pa atë ujë jemi të mbaruar. Ai s’na mjafton për të pirë, jo më për të vaditur. Edhen një herë po i them kryetarit të bashkisë, të lutem mos na provoko më! Ditën e parë të përplasjes erdhi kryetari i bashkisë, tha të bëjmë marrëveshje. I thamë ne, ku ishe deri dje?! Maqellara për ne ka ujë mjaftueshëm, për ata ndoshta nuk ka”.

Një tjetër banor tha se “jetën e japim dhe ujin nuk do ta japim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy