Drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi i jep policit 5 mijë lekë brenda komisariatit: O shef të lutem mos m’i vendos prangat

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi i jep policit 5 mijë lekë brenda komisariatit: O shef të lutem mos m’i vendos prangat

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë në Pogradec. Një 41-vjeçar që po i pritej fletë-arresti pasi ishte ndaluar nga uniformat blu për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ka nxjerr 5 mijë lekë me qëllim që këta të fundit të shmangnin arrestimin e tij.

Sipas policisë, shtetasi L.M është ndaluar teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Mitsubishi”, me targë AA 502 MY. Nga kontrolli ka rezultuar se niveli i alkolit të konsumuar ishte 0.68 mlg/litër.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e trupit të punonjësve të Policisë, nga momenti i shoqërimit të 41-vjeçarit në ambjentet e Komisariatit, edhe gjatë kryerjes të procedurave ligjore.

Mbi 41-vjeçarin tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

DEBATI I QYTETARIT ME POLICËT BRENDA AMBIENTEVE TË KOMISARIATIT NË POGRADEC

Polici 1: Fryji, mos e ndërprit. Vazhdo, vazhdo, vazhdo, vazhdo…Merre bëji një letër për arrest.
Polici 2: Sa përqind është?
Polici 1: 0.68 mlg/litër.
Polici 2: Do arrestohet në bazë të Kodit Rrugor, ke kaluar përqindjen e alkoolit.
Qytetari: O shef, ju thashë që…
Polici 2: Je rrezik për aksidente, ju lutem.
(Qytetari nxjerr 5 mijë lekë nga xhepi dhe ja hedh policit mbi tavolinë)
Polici 2: Ç’a bën o zotëri, ça bën?!
Qytetari: Të iki o vëlla, më presin kalamajtë o burrë i dheut.
Polici 2: Prangose, prangose! Vëri prangat!
Qytetari: O shef të lutem mos m’i vendos prangat
Polici 2: Shpejt prangat, shpejt

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy