
Kandidati i vetëshpallur për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se ka ardhur koha që demokratëve t’u thuhet e vërteta. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Kadilli tha se nuk i përket grupit që synon të ndjekë strategjinë e deritanishme pas humbjes së zgjedhjeve.
Unë e bëra se kisha vetëdijen për çfarë po ndodhte dhe kurajën e nevojshme për ta bërë. Rruga është e vështirë. Që të ndryshosh disa gjëra që janë ngulitur në ADN e kësaj partie. Nuk e pranojmë humbjen, krijojmë autosugjestion, relaksohemi dhe kryetari rri ai që ishte. Unë nuk i përkas kësaj. Demokratëve duhet t’u themi të vërtetën, nuk u themi dot prit se mund të bëhet përsëritje zgjedhjesh. Me 59 deputetë thua kam fituar po ma vodhën.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë e një kandidimi fiktiv, Kadilli tha se nuk është nxitur nga askush.
Nuk më ka futur askush. Jam konsultuar vetëm më veten time dhe me familjen time.



