
Transportimi i fëmijëve në shkollat e largëta nga distancat e banimit shpesh herë në mënyrë vetjake dhe me furgonë të tej mbushur privat, është një problem që shfaqet në masë të madhe në vend.
Në një vëzhgim që “MCN live”, bëri në njërën nga shkollat me distancë të largët nga Tirana, në fshatin Prush, mësohet se transporti i fëmijëve bëhet më pagesë nga autoritetet arsimore vendore.
Drejtori i shkollës “Ibrahim Hima” Artan Allgjata, tha se sipas ligjit, vetëm pesë nxënësve nga kjo shkollë për shkak të distancës mbi 2 km nga shtëpitë e banimit në shkollë, atyre u paguhet transporti.
Në shkollën tonë janë 135 nxënës, porse për shkak të largësisë nga shkolla në shtëpitë e tyre, vetëm pesë pre tyre, kanë distancë mbi 2 km.
Për shkak se shumica janë afër shkollës, vetëm këtyre pesë fëmijëve u sigurohet transporti nga organet kompetente, sepse ligjërisht ata që janë mbi 2 km duhet tu paguhet udhëtimi.
Me sa di unë në shkollën tonë nuk ka fëmijë që vijnë më transport të tejmushur, për shkak të distancave të afërta me shkollën. Prandaj transporti paguhet vetëm për këta pesë nxënës.



