Dështon sërish konstituimi në Kosovë, tre kandidatët e LVV nuk marrin votat

Dështon sërish konstituimi në Kosovë, tre kandidatët e LVV nuk marrin votat

Ka dështuar edhe këtë të diel përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Hekuran Murati sërish nuk i ka marrë 61 votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, ndërkohë që në sallë ishin 106 deputetë.

Deputetët nuk votuan as për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, duke e lënë sërish në ngërç situatën politike në vend.

Në vijim dështoi zgjedhja edhe e kandidatit të tretë të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Kreu i Parlamentit, Avni dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojë pas dy ditësh. 

Kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka mundur të konstituohet për shkak se qeveria Kurti nuk i siguron dot votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin. 

Deputetët kanë mbajtur më shumë se 50 seanca deri më 24 gusht, por kanë dështuar ta përmbyllin atë me sukses, edhe pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese që përcaktoi qartë se kryeparlamentari do të zgjidhej me votim të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy