Xhafaj: Databazë për grupet kriminale, pasuritë dhe investimet

Xhafaj: Databazë për grupet kriminale, pasuritë dhe investimet

Ministria e Brendshme do të ketë shumë shpejt një data bazë me emrat dhe të dhënat e personave të përfshirë në lidhje kriminale. Këtë fakt e bëri dje të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë diskutimit të tij për prjektbuxhetin në Parlament.

“Jemi thuajse në përfundim të grumbullimit të të dhënave mbi grupet kriminale vepruese në vend. Jemi duke ndërtuar një data baze shumë të plotë, që kurrë më parë nuk ka ekzistuar kaq unike e përfshirëse, me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjen që kanë siguruar në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale etj”, tha Xhafaj.

Xhafaj tha se grupi i goditur dy ditë më parë në Fier është vetëm një prej 4 grupeve kriminale të skeduara.

“Goditja e një grupi kriminal në Fier, vetëm dy ditë më parë, një prej 4 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon, është vetëm fillimi i këtij procesi që do të vazhdojë edhe më me intensitet e vendosmëri në muajt që vijnë”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy