Përfitimet e sodës së bukës?

Përfitimet e sodës së bukës?

Soda e bukës njihet si “ilaç” i shkëlqyer natyror. Përveçse për dhëmbët, soda e bukës mund të përdoret në shumë mënyra të tjera që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë.

Deodorant

Pak njerëz e dinë, por soda e bukës mund të përdoret si një deodorant natyral. Ajo që duhet të bëni është të përzieni kremin neutral me sodë buke dhe pak ujë.

Krem zbutës për duart

Përzieni sodë buke me ujë derisa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni tek duart.

Për të detoksifikuar trupin tuaj

Hidhni gjysmë filxhan sode buke në vaskë. Soda e bukës jo vetëm që neutralizon acidet e lëkurës, por gjithashtu lufton dhimbjet dhe toksinat.

Zbardh dhëmbët

Thjesht duhet të përzieni një lugë gjelle sode buke me gjysmë lugë kripë, një pikë vaj esencial mente dhe pak ujë. Përdoreni si pastë dhëmbësh.

Dezinfektues për dyshemetë

Pastroni dyshemenë me gjysmë filxhani sodë buke dhe ujë të ngrohtë.

Për heqjen e njollave të yndyrës

Thjesht spërkatni sodën e bukës në zonat ku ka rënë vaj dhe fërkojeni me një furçë.

Për të hequr erën e këpucëve

Truku është shumë i thjeshtë: spërkatni sodë buke brenda secilës këpucë para se t’i vendosni në dollap.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy