Dosja e uniformave, gati për gjykim (VIDEO)

Dosja e uniformave, gati për gjykim (VIDEO)

Nëntë ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndaj të cilëve një ditë më parë u lëshuan urdhër-arrestet lidhur me tenderin e uniformave të policisë, pritet që të hënën të dalin para gjykatës për njohjen me masat e sigurisë.

Dosja penale ndaj Edlira Naqellarit, Kreshnik Bejkajt, Ani Omurit, Klevis Hasanit, Anisa Bogdanit, Flutura Çekrezit, Fatmir Demnerit, Mariglen Buzalit dhe Gëzim Mingajt sipas burimeve nga SPAK ka zbardhur rolin e gjithësecilit në këtë aferë.

Këtë fakt e konfirmojnë burime zyrtare pranë grupit të hetimit, të cilët kanë mundur që të mbyllin brenda një kohë të shkurtër hetimet, ndërsa delegimi i dosjes në gjykatë pritet të bëhet brenda muajit shtator. 

Të pandehurit janë akuzuar si të përfshirë në dhënien e tenderit korruptiv të zhvilluar një vit më pare në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj. Hetimet e kryera nga SPAK kanë rezultuar se të pandehurit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të MB, si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit për tenderin e uniformave, që kap vlerën e rreh 25 milion eurove.

Deri më tani janë ekzekutuar 8 urdhër-arreste, ndërsa janë kryer kontrolle në banesat e të akuzuarve. Prokurorët nuk bëjnë me dije nëse në banesat e tyre janë gjetur dokumente apo vlera monetare që kompromentojnë pozicionin e tyre.

Për personat e akuzuar, Prokuroria e Posaçme kërkon masat e arrestit me burg dhe arrest shtëpiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy