Paga mesatare 1200 euro/ Nunaj: Premtim elektoral, rritja duhet të mbështetet në produktivitet dhe analizë ekonomike (VIDEO)

Paga mesatare 1200 euro/ Nunaj: Premtim elektoral, rritja duhet të mbështetet në produktivitet dhe analizë ekonomike (VIDEO)

Ekspertja Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se premtimet për pagë mesatare 1200 euro janë në kuadrin elektoral pasi nëse do ishte i bazuar në një program të mirëfilltë do të kishte fatura financiare dhe plane strategjike.

Më tej Nunaj thotë se rritja e pagave të punonjësve duhet të mbështetet në produktivitet dhe analizë ekonomike.

Janë premtime në kuadrin elektoral pasi nëse do të kemi gjithmonë një premtim të bazuar në një program të mirëfilltë qeverisës, pavarësisht se cila forcë politike e prezanton do të thotë që do të shoqërohen me fatura financiare, me plane strategjike, me plane të mirëfillta dhe njëkohësisht me strategji të mirëfillta që kanë një kohë kur nis dhe kur përfundon.

Nëse bënte sens rritja e pagave të sektorit publik në 2023-2024 sepse ishin gati 10 vite që këto paga nuk u indeksuan, tashmë në një periudhë shumë të afërt kohore që të rritet në një vlerë të konsiderueshme në një mesatare 300 euro do të thotë që kjo 300 euro shtesë për 200 mijë punonjës duhet të justifikohet me rritje produktiviteti. Qeveria ka në dorë ta rrisë pagën e punonjësve, por kjo rritje duhet të mbështetet në produktivitet dhe analizë ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy