Rastet e reja me Covid-19 në Wuhan, qeveria nis testimin masiv (VIDEO)

Rastet e reja me Covid-19 në Wuhan, qeveria nis testimin masiv (VIDEO)

Autoritetet kineze do të fillojnë testimin e të gjithë popullsisë së Wuhan pasi disa raste të reja me Covid-19 u zbuluan në qytet.

Wuhan ka regjistruar 7 raste të reja pas më shumë se një viti “qetësi”.

Qyteti me 11 milionë banorë u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë atje në vitin 2019.

Kina aktualisht po sheh një nga shpërthimet e saj më të mëdha në muaj duke regjistruar 300 raste në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe karantinë për këto qytete.

Njoftimi për testimin e popullsisë së Wuhan erdhi pasi autoritetet raportuan 90 raste të reja vetëm të martën.

Kina kishte qenë e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj.

Sidoqoftë, përhapje e re, e cila u zbulua për herë të parë në mesin e punonjësve në një aeroport në Nanjing, ka ngjallur shqetësime.

Autoritetet kanë testuar 9.2 milion banorë të Nanjing tri herë dhe kanë vendosur karantinë për qindra mijëra njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy