Reshje të dendura dëbore, AHC: Kujdes kur të udhëtoni në Rrugën e Kombit

Reshje të dendura dëbore, AHC: Kujdes kur të udhëtoni në Rrugën e Kombit

Vendi ynë është përfshirë nga moti i ftohtë, ndërsa paralajmërohet se në orët në vijim do të ketë edhe temperatura më ekstreme.

Albanian Highway Concession, firma kontraktore e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në këtë aks dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.

Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.

Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”:

-Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar

-Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.

-Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë

-Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi

24 orë në nr jeshil 08000400

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy