Policia italiane ka sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë.
Sekuestrimi i dy tonë kanabis u bë gjatë ditës së sotme, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë të moshës 27 dhe 24 vjeç.
Sipas “Ansa”, shqiptarët përfunduan në pranga teksa po shkarkonin një furgon me lëndën narkotike pranë një vile në fushën e Montenero di Bisaccia.
Marijuana ishte e ndarë në disa pako të mëdha.
Policia ka sekuestruar edhe një armë, ndoshta e prodhuar në Ballkan. Vlera e drogës sipas mediave lokale italiane është rreth 500 mijë euro dhe ngarkesa ishte e destinuar për në sheshet e Molises.
Lënda narkotike ka ardhur nga Adriatiku dhe një fakt për këtë është mënyra se si është mbështjellë kanabisi, por hetimet për rastin po vijojnë për të zbardhur ngjarjen.
Dy të dyshuarit janë çuar në stacionin e policisë në Termoli dhe më pas u dërguan në burgun e Termolit



