Aktori Eglein Laknori në një rrëfim për jetën dhe karrierën: Sot nuk ka shumë konkurrencë në profesion

Aktori Eglein Laknori në një rrëfim për jetën dhe karrierën: Sot nuk ka shumë konkurrencë në profesion

Eglein Laknori është një nga emrat më të dashur të humorit shqiptar. 

I ftuar në studion e emisionit “Zgjohu me MCN”, aktori ka ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën personale, karrierën artistike dhe realitetin e sotëm të profesionit të aktorit.

Laknori foli për projektet e tij të fundit dhe theksoi se, ndryshe nga e kaluara, sot mungon konkurrenca e vërtetë në fushën e humorit. 

Jam tip që zgjohem herët dhe çdo mëngjes shkoj në palestër së bashku me bashkëshorten e tij. 

Është thjesht një rutinë që më bën të ndihem mirë. 

Së fundmi kam realizuar një film të ri të zhanrit romantik, i cili pritet të dalë në kinema më 12 shkurt. Filmi është xhiruar për vetëm gjashtë ditë, në Tiranë dhe në zonën e Gjirit të Lalzit, dhe realizimi ka shkuar shumë mirë.

Në këtë film, Kiara Tito ka qenë shumë e mirë në rolin e saj si aktore, ndërsa bashkëpunimi me Luiz Ejllin ka qenë mjaft pozitiv. Mendoj se filmi pritet të jetë i pëlqyer nga publiku.

Sipas tij, dikur emisionet humoristike ishin të shumta dhe konkurrenca ishte e fortë, ndërsa sot tregu është më i varfër në këtë drejtim.

Pjesëmarrja në spektaklin “Apartamenti 2XL” ka qenë një eksperiencë shumë të bukur, e mbushur me improvizim, spontanitet dhe energji pozitive. 

Turi më zgjodhi dhe formati pati shikueshmëri shumë të mirë. Befasia dhe improvizimi e bënë spektaklin tërheqës. Do ta bëja sërish pa hezitim. 

Arti nuk është një shkencë ekzakte. Mund të japësh 100% në një rol dhe sërish të mos funksionojë. Misioni im si artist është t’i shërbej publikut. 

Humori është i lindur dhe nuk mësohet në shkollë, ndërsa raporti i artistëve të talentuar sot është shumë i ulët.

Dikur kishte konkurrencë të fortë mes emisioneve humoristike, ndërsa sot kjo konkurrencë pothuajse mungon.

Sa i përket krijimit të ‘meme-ve” për rrjetet sociale, Laknori tregoi se frymëzohet nga përditshmëria e tij. 

Personazhet që krijoj kanë bazë reale dhe nuk janë imitime. 

Ideja dhe realizimi janë të miat. Bashkëshortja ime, Ana, më filmon dhe më jep ndonjë sugjerim, por gjithçka lind natyrshëm, pa komplekse, une nuk dua imitime, nuk më pëlqejnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy