Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Kardhiq – Delvinë, rreth 200 metër në dalje të tunelit të Skërficës.
Një kamion që po transportonte çimento ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Bëhet me dije se shoferi i kamionit, shtetasi A.M, 31 vjeç ka humbur jetën.
Policia e ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi: Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit



