Alfred Cako thotë se lufta me Iranin, nisi nga Izraeli për të krijuar shtetin e madh të Izraelit.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se deklaratat e Iranit se do ndërtojmë bombën atomike, janë disa pretekste që Izraeli të ngrejë bazat ushtarake në Irak.
Ai paralajmëron revoltën e kurdëve në Turqi dhe ndarjen e Turqisë në tre pjesë.
Irani bashkëpunon me Izraelin dhe i shërben krijimit të Izraelit të madh me Ajatollahun dhe po të mos ishte Ajatollahu nuk do ishte deri këtu.
Deklaratat e Iranit se do ndërtojmë bombën atomike, janë disa pretekste që Izraeli të ngrejë bazat ushtarake në Irak.
Këta janë anëtarë të një grupi që duan ta ndajnë zonën në 10 rajone dhe Erdogan dhe Putin. Në gjashtë muajt që vijnë do dëgjoni për krijimin e Kurdistanit.
Lufta nuk ka filluar akoma në Lindjen e Mesme, me marrëveshjen që do bëhet Izraeli do ngrejë disa pika kyçe për të kontrolluar rajonin e Sirisë dhe Kurdistanit.
Problemin më të madh Izraerli e ka me Turqinë dhe pastaj me Arabinë. Një pjesë e madhe e Izraelit jugor kalon në Arabinë Saudite. Se Ajatollatë e Izraelit kanë krijuar ca libra të shenjtë që ne jemi populli i zgjedhur.
Nëpërmjet Izraelit do kontrollohet bota, se aty janë burimet më të mëdha energjetike në Lindjen e Mesme. Dhe familja mbretërore angleze, të gjithë luftojnë për Izraelin e madh.
Izraelitët do punojnë për të ngritur kurdët në revoltë në Turqi. Egjipti, Jordania, Siria, Iraku, një pjesë e Arabisë Saudite dhe Kuvajti hyjnë në Izraelin e madh. Kap dhe pak Turqinë.
Kurdët do ngrihen këto gjashtë muaj në revoltë në Turqi, kundër Erdogan. Gjithë lufta po bëhet për të realizuar Izraelin e madh dhe për të shtrirë bazat ushtarake.
Kur të fillojë konflikti brenda një viti, do ketë një lutë të tmerrshme mes Izraelit dhe Turqisë, por Turqinë do e godasë dhe Greqia, Franca e vende të tjera ortodokse.
Turqia do shkatërrohet do ndahet në tre pjesë, njëra pjesa me kurdët, njëra me aziatikë dhe pjesa tjetër që do jetë federatë, do jetë Turqia e bardhë.



