Sejamini: Do të ketë non grata të tjera. Rama e lëshoi Dakon se nuk i mban dot të gjithë
Gazetari Neritan Sejamini thotë se arrestimi i Vangjush Dakos është një tërheqje e Ramës nga mbrojtja që u bën njerëzve të vet të përfshirë në korrupsion. Sipas Sejaminit, kjo ndodh sepse së shpejti, lista e non gratave nga radhët e së majtës do të zgjerohet dhe kryeministri nuk i mbron dot të gjithë.
Mendoj se zoti Rama po e lëshon zotin Dako. Durrësin e mori dhe në zgjedhjet e 2025-s nuk shkon dot nëse nuk tregon se e ka luftuar korrupsionin. Ka shumë bashkëpunëtorë që i flak dhe i lë të harruar. Kur ka presion si në rastin e Tahirit i duhet të procedojë. Shpërdorimi i detyrës ka dënim maksimumi 7 vjet. Edhe Dako shkon njësoj si zoti Tahiri.
Tani nuk e mban dot më zoti Rama. Ai e ka mbajtur pesë vjet dhe sot kur ishte më i parëndësishëm, ai e lëshoi. Për disa javë do të ketë non grata të rinj. Do të ketë koka socialistësh. Zoti Rama nuk i mban dot të gjithë, do të lëshojë disa. Dakon e lëshoi në mënyrë strategjike. Akuza për shpërdorim detyre është nderi më i madh që mund t’i bësh dikujt. Do të shkojë si rasti i Tahirit.
Po të donte SPAK-u hetonte dosjen e përgjimeve, ku Dako flet.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.