Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë ka deklaruar se Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan.
Lidhur me këtë deklaratë, gazetari Sokol Bregu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se fakti që Talo Çela është vrarë, është një ngjarje pothuajse e vërtetuar.
Ky është një person që nuk është përfshirë në akte kriminale. Sipas prokurorisë nuk ka asnjë akuzë të vogël që ai mund të jetë përfshirë. Nëse ky i paska ditur dhe vëllai i ka treguar me detaje të gjitha vrasjet që ka kryer i bie që dhe ky duhet të ishte në burg për moskallëzim krimi. Nuk e di lojën.
Që Talo Çela është vrarë, kjo është pothuajse e vërtetuar, ka tre vjet rresht që nuk ka as edhe një shenjë që vjen prej tij. Janë 20 vrasje që lidhen me Talo Çelën.
Si mund të ketë dijeni vëllai për vrasjen e Talo Çelës.
Janë i bindur që janë ekzekutuar. Trupat mungojnë. Të dy personazhet i njoh si punonin dhe nuk do pranonin kurrë të mos ekzistonin për 3 vjet rresh. Përrallat për klikime janë një histori tjetër.



