Nika: Disa bashki nuk i kanë mundësitë t’i menaxhojnë mbetjet siç duhet. Mikroplastika transferohet në të gjithë zinxhirin ushqimor

Nika: Disa bashki nuk i kanë mundësitë t’i menaxhojnë mbetjet siç duhet. Mikroplastika transferohet në të gjithë zinxhirin ushqimor

Punonjës e mjete të ndërmarrjes së pastrimit ishin në terren këtë të enjte për heqjen e mbetjeve që kishin mbushur vijën bregdetare në Adriatik.

Që prej të mërkurës, grumbuj me mbeturina të ndryshme ishin në një gjatësi prej të paktën 4 kilometrash, nga Plepat te Shkëmbi i Kavajës e në vazhdim deri në Golem.

Hidrologu Olsi Nika, njëherazi drejtues i Eco Albania  tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se pamjet me mbeturina mund të shihen përditë në lumenjtë tanë dhe arsyeja është sistemi që kemi zgjedhur të menaxhojmë mbetjet tona urbane.

Duke vijuar më tej, Nika theksoi se problemi i ndotjes nuk është adresuar siç duhet në këto 30 vjet dhe se mbetjet që ne shohim në lumenj dhe në det janë ambalazhe që në gjenerojmë në shtëpitë tona.

Këto pamje ne e shohim përditë, jo deri në bregdet, por ne e shohim në lumenjtë tanë . Arsyeja kryesore është se sistemi që kemi zgjedhur të menaxhojmë mbetjet tona urbane është t’i çojmë afër përroit dhe përroi do i çojë në lumë dhe lumit do i çojë në det. Është pamje që ne e shohim përditë, është trishtuese, por kjo është arsyeja kryesore pse mbetjet i shohim në bregdet. Sot i shohim në Durrës, nesër do i shohim në Vlorë. Janë të pranishme në mënyrë të përditshme, në mënyrë sistematike, dhe në mënyrë të trashëguar. Sa do të vijnë dhe do të shtohen.

Është gjë që ndodh dhe që e prekim dhe nuk është adresuar siç duhet në këto 30 vjet. Janë ato mbetje që gjenerohen në shtëpitë tona, sidomos në zonat rurale ku sistemi i menaxhimit të mbetjeve nuk është ai i duhuri dhe në shumë raste mungon. Janë mbetjet plastike, ato metalike, ato të qelqit, ambalazhet e produkteve tona të ushqimit, të produkteve kozmetike. Këto mbetjet kryesore që shohim, përgjithësisht plastika.

Sipas Nikës, gjatë lëvizjes së mbetjeve nga përroi në lumë e më pas në det, ndodh transformimi i plastikës në mikroplastikë, që në një formë apo në një tjetër e gjejmë gjithmonë në ushqimin që hamë.

Kjo mbetje përveç se transferohet nga përroi në lumë dhe nga lumi në det, përgjatë këtij rrugëtimi transferues këto mbetje fatkeqësisht edhe transformohen. Ndikimi në ekosistem është ajo që konsiderojmë ndotje e peizazhit, por në mënyrën e transferimit ajo shndërrohet në atë që ne quajmë mikroplastikë dhe më pas transferohet në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Bidonin plastik nëse e hedhim te përroi më i afër të jeni i sigurtë që do e gjejmë në pjatë nëpërmjet ushqimit që ne marrim.

Shkakton çekuilibrim në ekosistem, shkakton ndotjen pamore. Ndotja me plastikë është ndotje persistente në kohë, nuk zbërthehet lehtësisht.

Studimet tregojnë se është mikroplastika shkak i shumë sëmundjeve te njeriu. Mikroplasitika lidhet me shkaktimin e  sëmundjeve autoimune dhe fertilitetin.

Më tej, Nika tha se bashkitë e vogla dhe të mesme nuk i kanë mundësitë t’i menaxhojnë mbetjet siç duhet.

Jo të gjithë bashkitë i kanë kapacitetet qoftë njerëzore dhe qoftë financiare për të menaxhuar mbetjet në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me direktivat e BE-së, ku duam të anëtarësohemi.

Ka bashki të mesme të dhe të vogla që nuk e kanë mundësinë që t’i menaxhojnë mbetjet siç duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy