Mori ryshfet për të pajisur me dokumente zyrtare një qytetar, arrestohet topografi në Vlorë

Mori ryshfet për të pajisur me dokumente zyrtare një qytetar, arrestohet topografi në Vlorë

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor i koduar “Harta”, duke vënë në pranga një 52-vjeçar me detyrë topograf.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy