Ajsberg/ Dyshimet për vëzhguesin Theo Jacobs

Ajsberg/ Dyshimet për vëzhguesin Theo Jacobs

Situata mes vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs dhe prokurores Elisabeta Imeraj në seancën e KPK është tensionuar edhe më tej. Emisioni “Ajsberg” në MCN TV trajton disa pjesë të seancës ku në disa raste Jacobs kërkon që seanca të mos kthehet në cirk, ndërkohë që Elisabeta Imeraj i përgjigjej se smund të bënte cirk me jetën e saj. Ajo iu drejtua vëzhguesit duke e pyetur nëse i ka lexuar ato që ajo ka përgatitur ose nëse ia kanë përkthyer si duhet. Fakti nëse janë përkthyer ashtu siç duhet dokumentet ngre edhe më tej dyshime.

Jackobs gjithashtu gjatë seancës akuzon prokuroren se ka qenë në ndjekje të ish-vëzhgueshit ndërkombëtar Hans Kijlstërs i cili ka qënë më parë vëzhguesi ndërkombëtar i seancës së saj.

Por ku bazohet kjo akuzë? Hansi ka mbaruar mandatin apo është dorëhequr? Pretendimet e pabazuara të vëzhguesve janë gjithashtu të dyshimta pasi në një deklaratë edhe Hans Kijlstëra ka thënë se ka qenë I qetë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Debati në seancën e KPK të Elisabeta Imerajt:

Theo Jacobs: Ju lutem zonjë mos e ktheni këtë seancë dëgjimore në cirk ...unë ju pyes dhe ju përgjigjuni.

Elizabeta Imeraj: Jo, ju lutem, më vjen shumë keq që unë po flas këtu për jetën time dhe nuk e konceptoj si një cirk. Do i kërkoj trupës gjykuese që minimalisht të normoni fjalët që përdorni kur flisni për jetesën time.

Elizabeta Imeraj: Shpjegimet e mia të detajuara janë dhënë gjatë gjithë kohës që jam pyetur dhe në pyetësor, rezulton e pasqyruar në aktet përkatëse. Nuk e di nëse ju janë vënë në dispozicion apo janë përkthyer në mënyrën e duhur. Kështu që çdo shpjegim është dhënë në mënyrë të plotë, është krejtësisht i qartë dhe në përputhje me ligjin. Ju ose nuk i keni lexuar provat e administruara, ose ju a kanë përkthyer gabim shpjegimet e mia dhe ndjehem e keqardhur në raport me këtë.

Theo Jacobs: A është e vërtetë që ju morët një borxh 2 000 000 lek në 17 Tetor 2006? Po apo jo? Përgjigjuni vetëm me po ose jo. Pasi unë të mbaroj ju do keni kohën tuaj për të shpjeguar apo folur më tej pasi të mbaroj unë. Mund të flasësh edhe 2 orë më pas ok. .....janë gjëra që i ke në raport.. Thjesht m’u përgjigjni me Po apo jo? Duhet t’i përmbahesh ligjit dhe më kthe përgjigje.

Elizabeta Imeraj: Po bëjmë gjë ndonjë quiz bashkë? Atëherë të nderuar...

Theo Jacobs: Përgjigjuni vetëm me po ose jo. Pasi unë të mbaroj ju do keni kohën tuaj për të shpjeguar apo folur më tej pasi të mbaroj unë. Mund të flasësh edhe 2 orë më pas ok. .....janë gjëra që i ke në raport.

Kryesues Olsi Komici: Zonja Imeraj të lutem, të mbarojë...të mbarojë përfaqësuesi ndërkombëtar dhe pastaj përgjigjuni ju.

Theo Jacobs: Nëse nuk përgjigjesh me po ose jo unë po i them ta regjistrojnë në procesverbal që ju refuzoni të përgjigjeni. Thjesht mu përgjigjni me Po apo jo ? Po apo jo? Duhet ti përmbahesh ligjit dhe më kthe përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy