
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros një vilë në Lalëz e një në Palasë në pronësi të bashkëjetueses së ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është nën hetim për 4 akuza për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.



