Trump anulon vizitën në Danimarkë pas dështimit për blerje të Groenlandës (VIDEO)

Trump anulon vizitën në Danimarkë pas dështimit për blerje të Groenlandës (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Danimarkë dhe e ka shtyrë takimin me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, pasi që ajo tha se Grenlanda nuk është në shitje.

Duke folur gjatë qëndrimit në Grenlandë, kryeministrja Frederiksen tha se blerja e Grenlandës, e cila është territor autonom i Danimarkës, është diskutim absurd.

Përmes një postimi në Twitter të martën në mbrëmje, presidenti amerikan tha se ai ka vendosur ta shtyjë takimin me shefen e qeverisë daneze pasi ajo nuk ka interesim që të diskutojë për blerjen e Grenlandës.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të mrekullueshëm, por duke u bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen se ajo nuk është e interesuar të bisedojë për shitjen e Grenlandës, unë do ta shtyj takimin tonë të planifikuar për një kohë tjetër”, shkroi presidenti Trump.

Kjo ide është paraqitur edhe më parë nga Shtetet e Bashkuara. Ky shtet ia kishte ofruar Danimarkës 100 milionë dollarë për blerjen e Grenlandës më 1946 pasi oferta për shkëmbim territoresh me Alaskën ishte refuzuar, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy