
Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus. Këtë fakt e bëri me dije Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas së cilës 4.02 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
Duke marrë parasysh që Ukraina kishte një popullsi prej rreth 44 milionë banorë para pushtimit, kjo do të thotë se rreth 1 person nga 11 është larguar nga Ukraina gjatë kësaj lufte.
Kujtojmë se në rajonin e Kievit mbrëmë, trupat ruse kryen më shumë se 30 bombardime të komplekseve të banimit dhe infrastrukturës sociale.



