Situata është drejt normalizimit në Maqedoninë e Veriut nga pandemia e koronavirusit.
Bëhet me dije se tre persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi sot në Maqedoni. Pacientët që kanë ndërruar jetë një nga Gostivari i moshës 41 vjeçe, një nga Dibra 63 vjeç dhe një nga Resnja-35 vjeç.
Autoritetet maqedonase raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 997 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 92 persona.
Personat e rinj të infektuar me Covid-19 janë shënuar në Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.
Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur jetën nga koronavirusi 617 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12.235.



