Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka frikë se luftimet në Ukrainë mund të kthehen në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike.
Këtë e deklaroi vetë Stoltenberg në një intervistë për transmetuesin norvegjez NRK. Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.
Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht keq.
“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë që mund të bëhet një luftë e madhe e plotë midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë. Është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Evropës”, tha ish-kryeministri norvegjez.



