Dosja sekrete, Putin: Prostitutat tona më të mirat, por nuk besoj që Trump…

Dosja sekrete, Putin: Prostitutat tona më të mirat, por nuk besoj që Trump…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar përsëri reth akuzave të hedhura nga mediat e huaja se  shërbimet sekrete ruse kanë filmuar në një hotel në Moskë me prostituta, presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, në vitin 2013-të dhe se tani e shantazhonin.

Kreu i Kremlinit hedh poshtë pretendimet e dosjes së publikuar javën e kaluar dhe sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, Putin mësohet të ketë thënë se njerëzit që kanë nxjerrë këto informacione janë më të “këqij se prostitutat”.

Putin ndër të tjera i ka cilësuar prostitutat ruse “si më të mirat në botë”, por nuk besonte që Trump është takuar me to në Moskë. “Ai është një mashkull që për vite ka organizuar konkurse bukurie dhe ka folur për femrat më të bukura në botë. E kam të vështirë të besoj që ka shkuar me prostituta”,- thotë Putin ndër të tjera.

“Donlad Trump ka në krah gruan më të bukur në botë, e pse do i duhej që të shkojë me prostituta në Moskë”, është shprehur Putin ndër të tjera.

Në dosjen sekrete, flitej për lidhjen mes Rusisë dhe Trump, ku sipas informacionit Moska kishte siguruar materiale kompromentuese gjatë vizitës së presidentit të ardhshëm në Rusi. Kjo dosje u
realizua nga një ish­agjent i shërbimit sekret të Britanisë, Christopher Steele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy