Barazimi ndaj Bate Borisov, Zekiç: Jam i kënaqur me atë që lojtarët treguan në fushë

Barazimi ndaj Bate Borisov, Zekiç: Jam i kënaqur me atë që lojtarët treguan në fushë

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, foli për MCN TV, pas barazimit që Partizani regjistroi ndaj Bate Borisov. Zekiç deklaroi se lojtarët e tij dhanë maksimumin në fushë dhe shtoi se është i kënaqur për atë që ekipi tregoi. “Skuadra sot dha gjithçka çfarë kishte. Kishim përballë një kundërshtar që vinte me 13 ndeshje në këmbët e tyre. Në pjesën e parë bëmë presing ofensiv mjaft lart. Në të dytën kishim rastet tona, por nuk duhet të na vijë keq për atë që skuadra prodhoi në fushën e lojës. Jam i kënaqur me atë që lojtarët dhanë në fushën e lojës. Për ndeshjen e kthimit kemi 7 ditë për ta përgatitur. Do punojmë shumë për taktikat e ndeshjes. Mendoj se lojtarët dhanë 100% të mundësive të tyre. Kishim vetëm 25 ditë për ta përgatitur ndeshjen. Mund të bënim mirë sa i përket anës së sulmit, por gjithçka na mbetet për ndeshjen e kthimit. Mund të bënim edhe më mirë, por isha i detyruar të ndryshoja sistemin e lojës, sepse Mehmeti shfaqi probleme. Kishim probleme në krahun e djathtë, sepse edhe Hadroji shfaqi probleme, pavarësisht se unë i fola gjatë gjithë të ishte i përqendruar të kundërshtari.”, deklaroi Zekiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy