Akrobatja e performancave ekstreme, Fiona Rushiti, erdhi ndryshe në studion e emisionit “Zgjohu me MCN”, duke u shfaqur me më shumë se një gjarpër, një detaj që befasoi publikun.
Ajo rrëfen se ideja për të integruar gjarpërin në performancat e saj lindi nga dëshira për të sjellë diçka ndryshe dhe unike, e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Pitoni nuk është i rrezikshëm. Fillimisht e mora pasi doja të realizoja një performancë ndryshe.
Gjarpri tjetër që kisha ishte rreth 40 kilogramë, me ngjyrë të verdhë, dhe i përkiste një miku tim që e kishte rritur. Fatkeqësisht, ai nuk jeton më.
Aktualisht, performoj me një piton tjetër, me të cilin ndjehem ndryshe dhe jam shumë e lidhur me të. Gjarpërinjtë janë kafshë të pastra dhe mund të integrohen natyrshëm në artin e performancës.
E kam përdorur gjarpërin si pjesë të performancave të mia artistike dhe e kam kthyer në element identifikues, edhe pse se jo të gjithë njerëzit i duan zvarranikët, pasi shumë kanë fobi ndaj tyre.
Megjithatë, në performancat e realizuara në aktivitete private, ajo thotë se është pritur shumë mirë nga publiku.
Mesazhi që dua të përcjell përmes këtyre performancave me gjarprin është forca, guximi dhe aftësia për të përballuar frikën, edhe kur ajo simbolizohet nga “zvarranikët” përreth nesh.
Jam është shumë e angazhuar me punë dhe përditshmëri, ndërsa për kujdesin ndaj kafshëve të saj më ndihmojnë edhe persona të afërt.
Kam edhe performanca të tjera ekstreme, ku përfshin elemente të rrezikshme, si djegia e trupit gjatë akteve artistike, duke e kthyer çdo shfaqje në një sfidë fizike dhe emocionale.



