Pas denoncimit te "Xhadat" Bashkia Tiranë anulon tenderin 2 miliardë lekë (VIDEO)

Pas denoncimit te "Xhadat" Bashkia Tiranë anulon tenderin 2 miliardë lekë (VIDEO)

Në 28 dhjetor të vitit të kaluar emisioni Xhadat denoncoi abuzimin me çmimet në tenderin  me objekt “Blerje pemë shumëvjeçare”, me fond limit rreth 2 miliardë lekë të zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit , institucion në varësi të Bashkisë Tiranë.

“Xhadat” kërkoj me e-mail çmimet me pakicë për të gjitha llojet e pemëve të porositura, në dy subjekte të ndryshme, si palë e interesuar për blerjen e tyre.

Nga përllogaritjet rezultoi se oferta e parë, bazuar në të njëjtat specifikime, sa i takon llojit të pemëve dhe sasisë ishte 742 milion lekë më pak se fondi limit.

Ndërsa diferenca mes fondit limit dhe ofertës së dytë ishte rreth 228 milion lekë më pak. Këto ishin çmimet me pakicë. Ndërkohë me shumicë, sipas logjikës ekonomike por dhe vetë garës që duhet të sjellin tenderat, çmimet, duhet të ishin shumë më të ulta.

Pak ditë pas këtij denoncimi, Agjencia e Prokurimit Publik në buletinin e datës 16 Janar publikoi njoftimin për anullim e këtij tenderi.

Arsyeja e Anulimit bazuar në ligjin e prokurimit publik thuhet  se është:

Për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar.

Kujtojmë që me të njëjtin arsyetim Bashkia Tiranë anulloi pak javë më parë dhe tenderin  fiktiv për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi me vlerë 471 milionë lekë,  te denoncuar nga Belind Këlliçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy