Stuhi të forta goditën gjatë natës Veriun e Italisë, ndërsa JugPerëndimi i vendit vijon të përballet me zjarret. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e stuhive të forta humbën jetën dy gra dhe u plagos rëndë një djalë 16-vjeçar. Qyteti më i prekur është Milano, ku stuhia shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor.



