Lirohet nga burgu, të afërmit e Uarda Çotës: I premë biletën për Dubai

Lirohet nga burgu, të afërmit e Uarda Çotës: I premë biletën për Dubai

Mes femrave të liruara dje nga Burgu 325 ishte Uarda Çota, 28-vjeçarja e dënuar me 5 vjet burg për aksidentin automobilistik të 29 dhjetorit 2014, në Tiranë, që i mori jetën djalit të mitur të ish-zëvendës ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Para nisjes së aktivitetit, emri i saj u lakua nga personeli i institucionit si një nga tre të dënuarat që kishin kërkuar të mos regjistroheshin nga kamerat televizive të pranishme në ambientet e burgut. Më vonë, duket se kjo kërkesë u injorua edhe nga vetë e reja, raporton “Panorama”. Momenti i daljes së saj nga porta kryesore u shoqërua me brohoritma të familjarëve dhe miqve, më shumë se dhjetë të tillë, të cilët i kishin blerë edhe një buqetë me lule. Gjatë këtyre momenteve, ajo bëri edhe një foto në krah të ministrit Manjani. Gjatë një prononcimi për mediat, duke u shprehur se ishte në ditën e saj më të lumtur, ajo falënderoi ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, si iniciator i amnistisë dhe i uroi lirim të shpejtë gjithë të bashkëdënuarave të tjera. Mirëpo, gjatë intervistës, ajo u pyet se cilet persona e priten ne daljen nga burgu. Teksa po tregonte, nje i aferm nderhyn dhe thotë: “I kemi prerë biletë për Dubai”. Siç duket, Uarda do te kalojë pushime luksoze pas daljes nga burgu. / PANORAMA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy