Një komedi për martesën dhe keqkuptimet e shumta në jetën e një çifti është shfaqja “10 vjet martesë”, që po shfaqet këto ditë në Amfiteatrin e Liqenit. Komedia ngjit në skenë aktorët Gentian Zenelaj dhe Andia Xhunga, e cila vjen për publikun edhe si regjisore.



