Është fakt që inteligjenca artificiale po revolucionarizon punën.
Dy ditë më parë Kristalina Georgieva, drejtore e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar u frymëzua nga një raport i FMN-së mbi pasojat e AI në punësimin dhe ekonominë globale, dhe e përmblodhi atë duke thënë se AI do të ketë pasoja në 60 për qind të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara.
Ditën e sotme Google ka konfirmuar pushimin nga puna të disa qindra njerëzve nga sektori i reklamave, pasi shumë detyra administrative dhe krijuese u automatizuan, natyrisht me inteligjencë artificiale.
Një zëdhënës i Google tha se kjo situatë është pjesë e një inovacioni normal organizativ.
Punonjësit e prekur do të jenë në gjendje të aplikojnë për pozicione të tjera të hapura.



