Rrjeti mediatik BBC është ndër të parët që ka përdorur emrin e ri të Maqedonisë. Në raportimin mbi marrëveshjen për emrin, të arritur mes Zaev dhe Cipras, BBC ndryshoi emrin e Maqedonisë në hartë.
Parlamenti i Maqedonisë e ratifikoi dje marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit. 69 ligjvënës që ishin të pranishëm në seancën plenare votuan pro, ndërsa opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE e bojkotoi seancën.
Pas ratifikimit, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka një afat prej shtatë ditësh që ta dekretojë marrëveshjen; në të kundërtën, parlamenti detyrohet që për së dyti ta miratojë atë dhe kjo e detyron presidentin që të japë nënshkrimin e tij. Ivanov disa herë është prononcuar kundër marrëveshjes.



