Harry dhe William folën për herë të parë pas intervistës! Shoqja e Meghan tregon detajet

Harry dhe William folën për herë të parë pas intervistës! Shoqja e Meghan tregon detajet

Princi William ka folur me Princin Harry për herë të parë që nga intervista e tij për gazetaren e njohur Oprah, por bisedimet ishin ‘joproduktive’.

Kjo u mësua nga mikesha e Meghan Markle, gazetarja Gayle King e cila tha se çifti i kishte treguar asaj për diskumin gjatë fundjavës.  

King, e cila është shoqe e ngushtë me Oprah-n dhe Meghan Markle, e bërë zbulimin në ‘CBS This Morning Today’:

Prince William, Charles, Harry, Camilla, Kate and Meghan follow the Queen at Westminster Abbey on March 9, 2020

“Nuk po përpiqem të jap lajme, por në fakt i telefonova për të parë se si po ndiheshin, dhe është e vërtetë, Harry ka biseduar me vëllain e tij dhe ai ka folur edhe me babanë e tij. Nga ato që tha ishte se ato biseda nuk ishin produktive. Por janë të kënaqur që të paktën kanë filluar të bisedojnë. Mendoj se ajo që është ende shqetësuese për ta është pallati që vazhdon të thotë se duan ta hetojnë atë privatisht, por sërish ata besojnë se do të dalin me histori të rreme që janë akoma shumë nënçmuese kundër Meghan. Askush në familjen mbretërore nuk ka biseduar me Meghan ende, në këtë kohë. Dhe mendoj se është zhgënjyese për ta kur shohin se është një bisedë racore për familjen mbretërore kur gjithçka që dëshironin gjatë gjithë kohës ishte që familja të ndërhynte dhe t'u thoshte shtypit që të ndalej me historitë e padrejta, të pasakta, të rreme që patjetër kanë një prirje racore. Të dy duan të ecin përpara dhe të dy duan të pajtohen në këtë familje”.

Gayle King, who is close friends with Oprah and Meghan, revealed on CBS This Morning that Harry had spoken to William

Kjo vjen pasi Harry tha se vëllai William dhe babai Princi Charles kanë ngecur në familjen mbretërore. Duke folur me Oprah, ai tha se një mungesë mbështetjeje dhe mirëkuptimi kishte çuar në vendimin e tij për t’u larguar prej saj. Duke folur në lidhje me vëllain e tij, ai tha: “E dua pafund William. Ai është vëllai im. Ne kemi kaluar ferrin së bashku. Kemi një përvojë të përbashkët, por ishim në rrugë të ndryshme. Marrëdhënia është pezull për momentin. Dhe koha shëron të gjitha gjërat, me shpresë”.

The Duke and Duchess of Cambridge visit School 21 in Stratford, East London, on March 11 after schools reopen in England

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy