Prej një jave pa energji/ Banorët e Buzit, Luftinjës, Qesaratit dhe Krahësës ngrihen në protestë

Prej një jave pa energji/ Banorët e Buzit, Luftinjës, Qesaratit dhe Krahësës ngrihen në protestë

Banorët e katër njësive administrative në Memaliaj Buz, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës, kanë një javë pa energji elektrike.

Me dhjetëra banorë janë mbledhur në Luftinjë për të protestuar për mungesën e energjisë elektrike dhe për t’i bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa konkrete në zgjidhjen e kësaj problematike dhe marrjen fund një herë e mirë të problematikave që rrjedhin nga ajo.

Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike janë pothuajse të amortizuara dhe sipas banorëve në to nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vitesh.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente prej OSHEE për këtë situatë e cila është e përhershme sa herë që bie shi i imët apo fryn erë.

OSHEE nuk ka reaguar për këtë situatë. Bashkia e Memaliajt ka kërkuar shpjegime për këtë gjendje por që deri tani nuk ka marrë asnjë lloj reagimi zyrtar për këtë problematikë.

Banorët e katër njësive administrative në Memaliaj Buz, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës prej një jave pa energji

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy