Maqedonia merr ftesën për anëtarësim në NATO (VIDEO)

Maqedonia merr ftesën për anëtarësim në NATO (VIDEO)

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e 29 vendeve anëtare vendosën të ftojnë Maqedoninë të fillojë negociatat për anëtarësim. Ftesa i hap rrugën Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa përgjatë kësaj kohe do të vijojnë negociatat, paralelisht edhe me përmbushjen e marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës.  

"E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, qartazi patëm deklaruar se do të fillojmë negociatat e anëtarësimit pasi të finalizoheshin procedurat, duke mundësuar që shteti thuaj të bëhet anëtarrja e 30-të me emrin e ri", tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp, duke konfirmuar kështu se Maqedonia do të anëtarësohet vetëm me emrin e ri. Këtu Stoltenberg u ndal t'i jepte dhe një mesazh politikës së brendshme në Maqedoni.

"Njerëzve në Maqedoni u mbetet të vendosin, ky është rast që vjen një herë në jetë, ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtarë, ose nuk do ta përkrahin dhe nuk do të bëhen anëtarë, nuk mundet t'i fitojnë të dy punët. Nuk ka anëtarësim pa ndryshim të emrit, popullit i mbetet të vendosë", tha Stoltenberg.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi më pas se referendumi duhet të mbahet në fund të shtatorit ose fillimi i tetorit, pastaj vijojnë ndryshimet kushtetuese, për të cilat nevojitet deri 100 ditë sipas rregullores së Kuvendit, dhe më pas vijon ratifikimi në Parlamentin grek. Zaev tha se pas referendumit të gjithë politikanët do të duhet të përulen në vullnetin e qytetarëve, duke lënë të kuptohet se edhe presidenti Ivanov nuk do ta refuzojë marrëveshjen që i hapi rrugës anëtarësimit në NATO.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy