Ndërsa mbeten edhe 25 kuti për t’u numëruar, kandidati i djathtë në Kavajë ka kaluar në avantazh. Sipas gazetarit Erion Skëndaj, i cili ndodhet në KZAZ e Kavajës, Fisnik Qosja i “Bashkë fitojmë” është në avantazh me 400 vota.
Kjo kthesë në trendin e numërimit i ngjan asaj të vitit 2017, kur kandidati i djathtë, Isa Sakja, fitoi avantazh në kutitë e fundit dhe u shpall fitues.
Trendi është përmbysur edhe në shifrat që pasqyron KQZ. Sipas të dhënave të saj, për 54 kuti të numëruara nga 92 në total, Fisnik Qosja i “Bashkë fitojmë” ka 49.9% të votave ndërsa Redjan Kraja 50.1%



