Në një takim me ekspertë, qytetarë dhe përfaqësuese të kompanisë “Gener 2”, ambasadori amerikan Donald Lu vlerëosi luginën e Valbonës si ndër parqet më të bukura të Shqipërisë.
Për këtë arsye, mesazhi i tij gjatë diskutimeve për hidrocentralet ishte pikërisht mbrojtja e këtij parku, duke u dhënë rëndësi bashkëpunimit mes palëve. Ndërsa Kompania deklaroi se zona turistike nuk preket nga ndërtimi i hidrocentraleve.



