
Inspektorët bërthamorë të OKB-së do të mbërrijnë në termocentralin e Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia për të vlerësuar gjendjen e tij pas muajsh luftimesh në zonë.
Por Ukraina po akuzon trupat ruse për bombardimin rrugës që inspektorët do të marrin për t'u lejuar atyre hyrjen në central.
Oleksandr Starukh, kreu i rajonit Zaporizhzhia, shkruan në Telegram se ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike "nuk mund të vazhdojë të lëvizë për arsye sigurie".
Pak përpara se të nisej për në uzinën e Zaporizhzhias, kryeinspektori bërthamor i OKB-së u tha gazetarëve se ishte në dijeni të "aktivitetit të shtuar ushtarak" në zonë, por ata gjithsesi po vazhdonin vizitën.
Rreziqet më të mëdha, tha Rafael Grossi, do të vinin pasi karvani i automjeteve të blinduara kalonte fushat me kratere të "zonës gri", ku ushtria e asnjërës palë nuk ka kontroll.
"Duke peshuar të mirat dhe të këqijat dhe duke arritur deri këtu, ne nuk po ndalemi," u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në uzinë.
Grossi, i cili drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, po fliste ndërsa Ukraina akuzonte Rusinë për bombardimin e Energodarit, qytezën që është fqinj me centralin.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për bombardimet.



