Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin Eugen Saliasin, punonjës i Policisë Bashkiake pasi ka goditur në ambientet e punës eprorin e tij Alfred Xhoxhaj.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion MCN Live tha:
Sherri ka nisur në ambientet e zyrës për çështje pune. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por njoftimi është dhënë ditën e sotme. Referimi I materialeve është bërë për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.



