Operacioni ndërkombëtar i drogës, Bregu: Është çkoduar “Matrix”, kjo është goditje ndaj krimit të organizuar (VIDEO)

Operacioni ndërkombëtar i drogës, Bregu: Është çkoduar “Matrix”, kjo është goditje ndaj krimit të organizuar (VIDEO)

Mbi 34 milionë euro vlerësohet të jetë vlera e 420 kg kanabis dhe kokainë që u sekuestruan dje në Itali pas një operacioni ndërkombëtar që u shtri edhe në Shqipëri, ku u arrestuan 3 persona, Ardian Korriku, Jurgen Koriku dhe Etleva Adami.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se lajmi nuk ishte se u kap një sasi e madhe droge, por fakti që është goditur sistemi “Matrix”, dhe kjo është një goditje e fortë për krimin e organizuar.

Sipas Bregut, shqiptarët kishin rol bashkëpunues në këtë grup.

Policia shqiptare nuk ka asetet dhe burimet njerëzore për të goditur teknologjinë e krimit të organizuar pasi mund të ketë dhe inxhinierë me një nivel më të dobët se ata që ka krimi. Çkodimi nga italianët i jep goditje krimit. E vërtetë që policia shqiptare nuk godet platformën që punojnë grupet e organizuara, por ka polici të huaj që e bën.

Lajmi në këtë mes nuk është bllokimi i fundit i drogës, as që shqiptarët kanë rrjet mes Shqipërisë, Italisë dhe Holandës. Lajmi është që është goditur “Matrix”. Është goditje ndaj krimit të organizuar për të thënë siç ecin ata në teknologji, ecën dhe policia.

Nuk do i kishte shkuar në mendje kurrë policisë që droga transportohet me makina të vjetra, apo me qese që duken si qese plehrash. Pas bisedave në “Matrix” ata i kanë pasur në vëzhgim. Droga ishte vendosur në magazinë, dhe tregtarët e merrnin sipas porosive 2-3 kg.

Roli i shqiptarëve, ishin bashkëpunues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy