Në Groenlandë dje u shkrinë dy miliardë tonë akuj (VIDEO)

Në Groenlandë dje u shkrinë dy miliardë tonë akuj (VIDEO)

Rreth 40 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Grenlandës pësoi shkrirje të akullit gjatë të premtes. Besohet se sasia e akullit të shkrirë ka shkuar në dy miliard ton.

Përderisa Grenlanda është një ishull i madh e i mbushur me akull, është mjaft e pazakonshme që një sasi kaq e madhe e akullit të shkrihet në mesin e qershorit. Sezoni i shkrirjes së akullit në Grenlandë fillon zakonisht në qershor dhe mbaron në gusht, ndërsa sasia më e madhe e akullit shkrihet gjatë korrikut.

Sipas Thomas Motes, hulumtues shkencor në Universitetin e Georgias, kjo sasi e akullit të shkrirë është e pazakonshme, por ka ndodhur edhe në të kaluarën. “Është e krahasueshme me sasinë e shkrirjes në qershor të vitit 2012”, tha ai.

Sasia e madhe e akullit të shkrirë në këtë periudhë të hershme mund të jetë shenjë e keqe, duke e lënë të hapur mundësinë që gjatë këtij viti të shënohet rekord i ri për më së shumti akull të shkrirë.

Mote tha se këto shifra tregojnë që ky vit do të jetë periudhë negative e shkrirjes. Këtë parashikim e mbështeti edhe Jason Box, klimatolog që merret me studimin e ndryshimeve në Grenlandë. Ai tha: “Viti 2019 do të jetë periudhë e shkrirjes së madhe të akullit për Grenlandën”, shkruan “CNN”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy